Lajme Botë

Franca kap një anije mallrash ruse

Anija

Marina franceze ka kapur një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut.

Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer.

“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Balttic Leader’ që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në Portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën Veriore”, tha zyrtari.

“Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Liderit Baltik” ka ka bashkëpunuar me autoritetet franceze.”

Agjencia ruse e lajmeve RIA ka thënë se ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin./Shqip.com