Sport Ndërkombëtar

Franca kalon në epërsi ndaj Polonisë, përfundon pjesa e parë

Franca po përballet me Poloninë në 1/8 e finales në Kupën e Botës, shkruan Shqip.com.

Franca ka kaluar në epërsi prej 1:0 me golin e realizuar nga Olivier Giroud në minutën 43-të të ndeshje.

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet 1:0 në të mirë të “Gjelave”.

Francezët dolën si lider nga Grupi D, derisa Polonia si e dyta nga Grupi C.

Dy ekipet përfaqësuese nga Evropa kanë për synim kalimin në çerekfinale, edhe pse Franca mbetet favorit i madh në letër dhe njëherëisht ndër favoritët kryesorë për ta fituar Botërorin.

/Shqip.com