Franca e përmbysë Belgjikën
Publikuar:
(08.10.2021 00:14:22)

Franca është në finale të “Ligës së Kombeve” në kuadër të “Grupit A”, kjo pasi arritën ta mposhtin Belgjikën.
Belgjika arriti të shënonte dy herë në pjesën e parë përmes Carrasco dhe Lukakut, në minutën e 37’të dhe 40’të.
Por, “gjelat” u rikthyen furishëm në pjesën e dytë.
Fillimisht në minutën e 62’të, Benzema ngushtoi avantazhin e Belgjikës.

Shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi rezultatin.
Në minutën e fundit, Hernadez shënoi golin e tretë për Francën – për ritkhimin e madh.
Kampioni i Botës në finale do të takohet me Spanjën e cila të mërkurën e eliminoi kampionin e Evropës, Italinë. /Shqip.com