Sport Ndërkombëtar

Franca e nis Kampionatin Botëror pa Benzeman

Karim Benzema pritet t’i mungojë Kombëtares së Francës në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Francezi, i cili i mungoi Real Madridit në ndeshjet e fundit, ende nuk ka stërvitur me ekipin kombëtar.

Benzema ka stërvitur vetëm individualisht, duke u lënë jashtë aktiviteteve tjera me ekipin dhe duket se nuk ka gjasa të jetë gati për ndeshjen e parë të Francës, kundër Australisë, që do të zhvillohet më 22 nëntor.

Nëse sulmuesi e humbet përfundimisht këtë përballje, do t’i jepet gjithsej 9 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e datës 26 nëntorit, kundër Danimarkës.

Franca ndeshjen e fundit në grup e zhvillon më 30 nëntor, kundër Tunizisë.

/Shqip.com