Lajme

“Fqinjët dëgjuan zhurma”, detaje nga vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj

“Fqinjët kishin dëgjuar britma dhe zhurmë në momentin kur 18-vjeçarja nga Ferizaj, M.O., është keqtrajtuar nga partneri i saj, Dardan Krivaqa, e cila më pas edhe kishte vdekur”.

Kështu thotë avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi, i cili bën të ditur se në raportin e autopsisë për vdekjen e saj, thuhet se ajo kishte përjetuar dhunë fizike dhe psiqike dhe se vdekja e saj kishte qenë e dhunshme, ku kishte thyerje të shumta në pjesët e trupit.

“Në këtë çështje, prokuroria akuzon dy persona për vrasje të rëndë në bashkëpunim. Tani po vazhdojnë hetimet dhe ka marr të gjitha kamerat dhe të shohin se cila është e vërteta. Mirëpo, çertifikata e vdekjes thotë se Marigona ka përjetuar standard në dhunë fizike dhe psiqike. Marigona ka qenë e vdekur që kur është lënë në spital. Kohë pas kohe ka pas vjellje gjaku, ngjyrë të zezë dhe fqinjët nuk kanë dashur të ndërhyjnë në marrëdhënien e një çifti”, ka thënë Rexhepi për ABC, përcjellë Shqip.com.

Rexhepi ka treguar se dy ditë para se ajo të vdes, i është ndërprerë çdo kontakt me familjes e saj, teksa thotë se 24 orë para se ajo të dërgohet në spital, M.O., kishte vdekur.

“Dy ditë para vdekjes, vajzës i është ndërprerë çdo kontakt me familjen dhe kjo ka bërë të gjithë të shqetësohen. Raporti thotë se ajo ka vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital”, tha ai.

Kurse, gazetarja e këtij emisioni, Bora Shahini, ka treguar se në bisedën që kishte me babain e vitkimës, ai kishte treguar se ata ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Sipas saj, babai i viktimës e kishte kuptuar më vonë se partneri i saj, Krivaqa, ishte precedent i 133 veprave penale dhe se i kanë kërkuar asaj që të largohet nga ai.

“Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet”, rrëfen ajo bisedën me babain e viktimës.

Shahini tregon se i ati i viktimës ka deklaruar se 18-vjeçarja ishtë kërcënuar nga ai dhe se kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht se a janë mirë ose nëse u kishte ndodhur diçka.

“‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.

M.O., ishte dërguar në Spitalin e Ferizajt pa shenja jete nga dy persona, Dardan Krivaqa, i cili ishte duke bashkëjetuar me të dhe Arbër Sejdiu.

Krivaqa ishte në arradti për dy ditë rresht por më pas ishte arrestuar nga Policia, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër, Arbër Sejdiu, është caktuar masa e paraburgimit. /Shqip.com