Fotoreporteri që dokumetojë ngjarje historike përmes fotografive
Fotografitë, me vite, dëshmojnë dhe dokumentojnë ngjarje të mëdha, Don McCullin, ishte njëri ndër fotoreporterët më të njohur të shekullit të XX.
Ai, me anë të fotografive dokumentonte varfërinë, tmerret e luftës, anët e errëta të jetës urbane, dhe efektet negative të industrializmit, që kishte filluar të kaplonte Londrën.
Don McCullin, në moshën 29-vjeçare, filloi karrierën e tij në fotografi.
Pasi kishte kaluar një fëmijëri të varfër në Londër, ku në vitin 1961 ai kishte fituar çmimin e shtypit britanik për interpretimin e tij mbi ndërtimin e Murit të Berlinit.
Me anë të fotografive, në vitin 1964, ai gjithashtu, kishte mbuluar shpërthimin e armatosur të tensioneve etnike dhe nacionaliste, duke fituar një çmim World Press Photo për përpjekjet e tij. Në vitin 1993 ai ishte fotoreporteri i parë që u nderua me CBE.
Për shkak të përjetimeve të fëmijërisë së tij, tmerret e luftës, dhe vuajtjen e njerëzve ishin tema dominuese në fotografitë dhe gjithë gazetarinë e tij.
“Fotografia më ka dhënë një jetë… Më e pakta që mund të bëja ishte të përpiqesha t’i artikuloja këto histori me aq dhembshuri dhe qartësi sa meritojnë, me një zë aq të lartë sa mund të mblidhja. Çdo gjë më pak do të ishte mercenare.” deklaronte ai.
Don McCullin, kishte udhëtuar gjerësisht nëpër Indonezi, Indi dhe Afrikë, duke raportuar për jetesën e varfër të njerëzve, dhe duke e bërë dhembshurinë qendrën e fotografive të tij.