Lajme

FOTOLAJM/ Rama dhe Kurti në krah të njëri-tjetrit në Shkup

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë ulur krah njëri-tjetrit në Shkup, teksa shihen edhe në një komunikim normal.

Raportet politike mes Ramës dhe Kurtit nuk kanë qenë të mirat muajt e fundit. Megjithatë, ndërmjet dy qeverive po shihet një vullnet në rritje për bashkëpunim në të mirë të vendeve.

I tillë shihet edhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë-Prishtinë ku Kosova dhe Shqipëria janë zotuar për realizimin e projektit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. I pranishëm është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kërcënimet e sigurisë karshi Kosovës duhet të ndërpriten.

“Kosova është e gatshme për reforma dhe që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qyetetarët të përafrohen kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten”, është shprehur ai.Gjithashtu Kurti tha se ka kërkuar besim mes vendeve,institucioneve dhe popujve por që kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione.Kurti po ashtu ka njoftuar se ekipa nga Kosova ka finalizuar agjendën e reformave të cilën pritet ta dorëzojë në BE.Ai ka njoftuar se kjo agjendë mes tjerash fokusohet në avancimin e luftës kundër korrupsionit, sigurimin e arsimit cilësor e përgatitjen e planeve indikative.“Ekipi e ka finalizuar agjendën dhe do ta dorëzoj në BE. Kjo agjendë e reformave duhet të reformojë administratën publike dhe të avancoj menaxhimin me mjete publike. Fokusohet në agjendën jeshile dhe dixhitalizimin, kurse lidhur me sektorin privat do ta përmirësoj qasjen në financa, ndër to sigurimin e arsimit cilësor në pajtim me kërkesat e tregut. Agjenda e reformave do ta avancoj luftën kundër korrupsionit dhe përgatisim listë indikative të projekteve për nyjet infrastrukturore për zhvillimin ekonomik që do të financohen, me çka do të përshpejtohet konvergjenca me BE-në”, është shprehur ai.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij, nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative jo vetëm për shtetet e rajonit por edhe për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit në përgjithësi.

“Duhet të jenë daltonikë për historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së. Duhet të ulen dhe teknikisht të diskutojnë detajet që ta realizojmë këtë. Por, ministrat duhet ta harrojnë historinë, ngjyrat dhe të mbajnë mend se kemi vetëm një ngjyrë, ngjyra e flamurit të BE-së, nëse duam ta realizojmë këtë dhe nuk duam ta humbim këtë mundësi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi se BE do të ketë zgjedhje dhe për momentin nuk është në pozicion të leverdisshëm.

/Shqip.com