FOTOLAJM/ NEWBORN me pamje të re për 16-vjetorin e Pavarësisë
Çdo vit, në ditën e Pavarësisë të Kosovës, monument i Newborn-it merr pamje të re.
Këtë herë në vizatime janë zgjedhur të qyteteve të ndryshme, qielli zogjtë.
Sipas postimit në faqen zyrtare të këtij monumenti, ajo se çfarë e bën këtë vit Newborn-in të veçantë është pyetja: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona?
Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona?
E përgjigja është edhe më e bukur.
“A mundemi ne, aspirantët, besimtarët, shpirtrat e fortë të Kosovës, të fluturojmë mbi kufizimet e historisë sonë? A mund të fluturojmë nëpër “7 Qiej”, secila shtresë duke dhënë prova për vendosmërinë tonë të fortë dhe luftën e palodhur për liri? Ndërsa shikojmë NEWBORN-in, le të pyesim veten: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona? “Përgjigja jehon në zemrat tona dhe rezonon nëpër tokën tonë: Po, ne mund të fluturojmë!”, thuhet në postim.
/Shqip.com