Lajme

VIDEOLAJM/ “Mirësevjen zoti Blinken”, banderola në Tiranë për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Kanë nisur përgatitjet për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blninken.

Në fasadën e Jashtme të Universitetit Politenik të Tiranës, është varur një banderolë e madhe ku është vendosur fotoja e zyrtarit amerikan.

Ndërkohë që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar me flamuj të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Antony Blinken do të zhvillojë ditën e enjte një vizitë 8 orëshe në Tiranë ku do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Kjo është vizita e gjashtë e një sekretari shteti në Shqipëri.

Tirana është vizituar në vitin 2007 edhe nga presidenti i atëhershëm i SHBA, George W.Bush.

/Shqip.com