Lajme

FOTOLAJM/ Kryemadhi mbërrin në takimin e thirrur nga Meta, mesazhi që mban në bluzë dhe përballja Live me kreun e PL

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në “Hotel Tirana” po pritet të nisë mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie

Ajo mban të veshur një bluzë ku shkruhet “Here I Am” (Unë jam këtu).

Gjatë këtij takimi, siç ka paralajmëruar drejtuesi i kësaj partie, pritet të merren disa vendime përfshirë edhe vendimin kundër nepotizmit në parti.

Në nisje të mbledhjes, Meta dhe Kryemadhi janë përballur me njëri-tjetrit. Siç mund edhe të kuptohet nga pamjet, Kryemadhi ia ka dhënë atij mesazhin në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa vërehet edhe ftohtësia mes të dyte, teksa nuk ka patur as shtrëngim duarsh.

/Shqip.com