Fotoja e Ronaldos dhe Drogbas – fansat e portugezit e kritikojnë “France football”

Ani pse nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ishte ndër lajmet kryesore.
Sulmuesi portuez, fillimisht e demantoi kryredaktorin e “France Football”, i cili paraprakisht kishte thënë se “Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të pensionohet me më shumë çmime të ‘Topi të Artë’ se sa Messi.
Ndërsa, një moment aspak i këndshëm, që i ka “nevrikosur” fansat e portugezit është prezantimi i një fotoje të tij dhe Dider Drogbas, në ballinën e një reviste.
Drogba, që ishte prezantues i kësaj ngjarje qeshte, ndërsa njëjtë vepruan edhe publiku i pranishëm në sallë – me pjesën dërmuese futbollistë.
Kur u shfaq fotoja e Cristianos dhe Drogbas vetëm me të brendshme, kamera e bëri një kronizim, duke fokusuar vetëm reagimin e Robert Lewandowskit, Leo Messit dhe Kylian Mbappes.
Ndërsa, edhe pse fillimisht qeshi, i çuditur nga kjo ngjarje edhe vetë Drogba pyeti pse u shfaq kjo fotografi.
Ndërsa, në rrjetet sociale janë bërë shumë postime të ndryshme, ku fansat e portugezit e kanë shprehur paknaqësinë e tyre rreth “France Football”.
Madje, disa prej tyre mendojnë që organizuesit e kësaj ceremonie janë treguar jo-rrespektues ndaj Ronaldos.

Pesë herë fituesi i këtij çmimi u rendit i gjashti, ndërsa fitues u shpall, argjentinasi Leo Messi.
Por, ky “moment i sikletshëm” nuk ndodhi për herë të parë në këtë ceremoni.
Para dy viteve, në ndarjen e Topit të Artë(viti 2019) moderatorja e ceremonisë e kishte pyetuer Virgil Van Dijk për rikthimin e ndeshjes ndaj Barcelonës. Ndërsa, afër qendërmbrojtësit francez ishte i ulur Messi.
Por, dallimi është i madh, sepse Messi ishte i pranishëm në sallë, ndërsa Ronaldo nuk ishte./Shqip.com