Lajme

Fotografohet vota në Kamenicë, policia jep detaje

Policia e Kosovës.

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka fotografuar votën në një qendër votimi në Kamenicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dyshohet se një person ka fotografuar votën në njërën prej qendrave të votimit. Një person arrestuar, ndërsa për ta zbardhur rastin, në vendin ne ngjarjes ka dalë prokurori”, tha Hashani për Shqip.com.

Kamenica është njëra nga 21 komunat ku po mbahet balotazhi i zgjedhjeve lokale.

Në këtë komunë, garon Qëndron Kastrati nga PSD dhe Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje./Shqip.com