Lajme Botë

Fotografitë tregojnë abuzimin e rëndë të të dyshuarve për sulmin në Moskë

Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.
Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.

Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën – të rrahur dhe të mavijosur – në gjykatë, një ditë më pas. /REL

otografi që shfaq Shamsiddinin në gjykatën e Moskës, më 24 mars, me fytyrë të ënjtur dhe të mavijosur. Më herët, burri taxhik ishte fotografuar gjatë atij që dukej të ishte torturim nga forcat e sigurisë, me një kabllo elektrik të vendosur në gjenitale.
Fotografi që shfaq Faizovin gjatë seancës gjyqësore të 24 marsit.
Fotografi që shfaq Rajabalizodan në gjyq, më 24 mars, me veshin e djathtë të lidhur me fashë, dhe me dëshmi të rrahjes gjatë mbajtjes në paraburgim.
Saidakram Rajabalizoda, i fotografuar pasi ishte kapur dhe pasi raportohet se i ishte prerë veshi nga burra me unfiromë, që e zunë në një pyll në rajonin rus të Brianskut, më 23 mars.
Faridun Shamsiddin, i fotografuar menjëherë pas kapjes së tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars.

/Shqip.com