Sport Ndërkombëtar

Fotografia e Messit thyen edhe rekordin e vezës (FOTO)

Fotografia e  Lionel Messit me trofeun e Kupës së Botës ka thyer rekordin e fotos më të pëlqyer në Instagram, duke thyer atë të vezës më të famshme në botë e cila kishte mbi 56 milionë pëlqime.

Fotoja e argjentinasit tashmë ka kapur mbi 57 milionë pëlqime, duke thyer kështu rekordin me 1 milion më shumë.

“Rekordi botëror i vezës”, siç është titulli i faqes që ka postuar këtë foto, siç shpjegojnë krijuesit e saj në postimin e tyre “është bërë për të thyer rekordin e më shumë pëlqimeve në Instagram që Kylie Jenner ka kishte me 18 milionë”.

/Shqip.com