Art Jetese

Fotografi kap fenomenin spektakolar të dritës në Finlandën lindore

Një fenomen i rrallë drite u vu re në Joensuu të enjten pasdite, kur dhjetëra kolona drite u shfaqën në qiell mbi qytetin lindor finlandez.

Shfaqja e dritës ishte veçanërisht spektakolare përgjatë lumit Pielinen të qytetit.

“Kollonat e dritës mund të ndodhin në mot të ngrirë kur ka një bollëk kristalesh akulli në ajër. Më pas drita reflektohet drejtpërdrejt lart nga kristalet e akullit në një model të ngjashëm me shtyllën,” shpjegoi meteorologu i Yle Kerttu Kotakorpi.

Adhuruesi i fotografisë me bazë në Joensuu, Sami Niemeläinen e vuri re fenomenin teksa po largohej nga puna, kështu që vendosi të shkonte në shtëpi, të merrte kamerën dhe trekëmbëshin e tij dhe të përpiqej të kapte një imazh të kolonave.

“Kollonat ishin të dukshme për rreth gjysmë ore, pastaj u zhdukën shumë shpejt,” tha Niemeläinen.

Niemeläinen i tha mediumit Yle, se ai shpesh fotografon qytetin e Joensuu dhe mjedisin përreth dhe ndërsa i ka parë kolonat më parë, ai nuk e kishte aparatin e tij me vete në ato raste.

“Këtë herë ato ishin të ndritshme. Nuk më duhej fare t’i modifikoja imazhet,” thotë Niemeläinen.

Kolonat zakonisht zgjasin për një kohë shumë të shkurtër dhe ndodhin kur lagështia në ajër formohet në kristale akulli. Fenomeni zakonisht kërkon temperatura minus 20 gradë Celsius ose më poshtë.

Temperatura ishte rreth minus 10 gradë Celsius në Joensuu të enjten pasdite.

/Shqip.com