Lajme

FOTO / U prezantuan 67 projekte për Prishtinën nga 17 vende të botës

“Ide për Prishtinën” janë ekspozuar në ambientet e Komunës së Prishtinës në kuadër të konkursit “Rexhep Luci”, ku u prezantuan 67 punime nga 17 arkitektë nga e gjithë bota.

Në ekspozitë u prezantuan 67 projekte për kryeqytetin e që janë pranuar nga 17 vende të botës.

“Ideja ka qenë që të paraqesim disa punime inovative. Ka 67 punime nga 17 arkitektë nga vende të ndryshme të botës për të pasqyrua punën e tyre edhe për të pa punën e tyre se si mund të intervenohet dhe të transformohet kryeqyteti”, tha Donat Lushaku, zëdhënës i komunës.

Arkitekti Bekim Ramku tha se është e rëndësishme që të vazhdohet me ndarjen e çmimit “Rexhep Luci” për projektin më të mirë, i cili ka filluar në vitin 2014 dhe nuk ka vazhduar më.

 “Duke e marr parasysh që edhe vet kryetari është arkitekt ka insistua që me e ribë apo me vazhdua me këtë shpërblim, kështu që për 3 muaj sa e kemi pasur konkursin të hapur kemi pasur mbi 70 propozime”, tha Bekim Ramku, arkitekt.

Punimi i përzgjedhur do të shpërblehet me 5000 euro, kurse projekti do të realizohet në qytetin e Prishtinës.

/Shqip.com