Sot është Dita e Shën Valentinit ose dita e të dashuruarve dhe shënohet në shumë vende në botë në shenjë përkujtimi për Shën Valentinin që vdiq më 14 shkurt.
Në këtë ditë të dashuruarit e deklarojnë dashurinë e tyre dhe i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. /REL
Buqeta lulesh të ekspozuara për Ditën e Shën Valentinit në Tregun e Luleve Dangwa në Manila, Filipine.
Dy vajza që mbajnë balona të kuq në formë zemre ecin pranë Parlamentit britanik në Ditën e Shën Valentinit në Londër, Britani, më 14 shkurt 2024.
Një listë çmimesh për Ditën e Shën Valentinit në një dyqan lulesh në Manester, Britani, më 8 shkurt 2024.
Një çift pranë zemrës “Cubby Hearts” në Hong Kong, Kinë, më 14 shkurt 2024.
Vizitorët fotografohen me një zemër të madhe të quajtur “Cubby Hearts”, një instalacion nga stilistja Anya Hindmarch, në Ditën e Shën Valentinit në Hong Kong, Kinë, më 14 shkurt 2024.
Këngëtarja ukrainase, Gelya Zozulya, duke xhiruar një video në Ditën e Shën Valentinit, në qendër të Kievit, ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë, më 14 shkurt 2024.
Një çift i veshur me rroba tradicionale bengali para Memorialit Victoria për të shënuar festivalin hindu Basant Panchami dhe Ditën e Shën Valentinit, në Kolkata, Indi, më 14 shkurt 2024.
Çiftet pozojnë për fotografi pasi morën certifikatat e martesës nga zyrtarët gjatë festimeve për Ditën e Shën Valentinit në urën e sapondërtuar në Bangkok, Tajlandë.