Lajme Ballkan

FOTO/ Marko Gjuriç duke darkuar me kryeterroristin Milan Radojçiç

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi të shtunën ishte publikuar një fotografi ku shihej ai duke darkuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Ky i fundit është në kërkim nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi cilësohet si autor i sulmit në Banjskë.

Fotoja e tij me ish-ministrin dhe diplomatin serb, ka ngjallur shumë reagime në Kosovë dhe në një pjesë të opinionit serb.

Marko Gjuriç, në një reagim për mediat serbe, ka pranua takimin me personin e shpallur në kërkim. Sipas tij, takimet e tij lidhen me angazhimin që ka pasur për çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të serbëve.

Ndërkohë politikani serb, Nikola Sanduloviç deklaroi se përfaqësuesit e SHBA dhe BE duhet të reagojnë menjëherë pas publikimit të fotos.

Ai deklaroi se është e papranueshme që një zyrtar i lartë serb takohet me një person të kërkuar për sulmin në veri dhe që akuzohet për vrasje.

Lexo edhe:
Vuçiq: Gjuriqin e kritikojnë ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë e policë serbë
Lexo edhe:
Takimi Gjuriq-Radojiçiq / Hovenier: Qëndrimi i SHBA-ve i qartë, ai është një kriminel që duhet të japë përgjegjësi

/Shqip.com