Lajme

FOTO / Kurti: Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Osmanin, Konjufcën dhe artistët e kombit

Për Epopenë e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës të martën kanë pëformuar këngëtarët e njohur të muzikës folklorike, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.

E më pas, ata bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, Rifat Jasharin, kanë shkuar mysafirë te kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Për këtë takim ka shkruar në Facebok, kryeministri Kurti, i cili publikoi fotografitë e këtij takimi.

“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri”, ka shkruar Kurti.

“Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

/Shqip.com