Kulturë

FOTO / Greqia rihap monumentin madhështor të Aleksandrit të Madh

Vendi i një prej monumenteve më të rëndësishëm në antikitetin klasik – pallati ku Aleksandri i Madh u kurorëzua mbret – është rihapur pas një restaurimi 16-vjeçar.

Pallati i Aigait, pranë qytetit port verior të Selanikut të Greqisë, u ndërtua më shumë se 2300 vjet më parë, shkruan BBC.

Më vonë u shkatërrua nga romakët dhe u zbulua përmes gërmimeve që filluan në shekullin e 19-të.

Rinovimi i tij kushtoi më shumë se 20 milionë euro me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në ceremoninë për rihapjen e vendit të premten, e përshkroi atë si një “monument me rëndësi globale”.

Pallati u ndërtua nga Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh, i cili sundonte mbi mbretërinë e fuqishme të Maqedonisë. Aigai, afër qytetit të sotëm të Verginës, ishte kryeqyteti i saj.

Pallati ishte ndërtesa më e madhe në Greqinë klasike – duke mbuluar një sipërfaqe prej 160 mijë metra katrorë – dhe përmbante salla të mëdha banketesh, vende kulti dhe oborre.

Pallati dhe varret aty pranë Filipit dhe mbretërve të tjerë maqedonas, janë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

/Shqip.com