Lajme

FOTO/ Flamur Noka hedh miell drejt efektivëve të Gardës, gazetarët e kundërshtojnë: Ç’faj kanë këta?

Veprime skandaloze janë shënuar sot në dyert e Kuvendit teksa Flamur Noka ka hedhur miell drejt gardistët.

Me pako mielli në dorë ai s’ka kursyer asnjë punonjës të sigurisë.

Por gazetarët e pranishëm e kanë kundërshtuar Nokën.

Nuk të kanë përjashtuar këta zoti Noka, por Komisioni i Etikës. Ç’faj kanë këta?” – iu drejtuan gazetarët të cilët me ironi e kanë duartrokituar veprimin e pakuptimtë të deputetit opozitar.

Ndërkohë deputeti i përjashtuar u shpreh se “gardistët janë fytyra e regjimit”.

Raportohet se mes të sulmuarve me miell është edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

/Shqip.com