Ekonomi

FOTO / Durmishi: Sot filluam me shtresën e parë të asfaltit në rrugën Prishtinë-Podujevë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dhënë detaje lidhur me fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

“Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 – Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m. Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore”, shkruan Durmishi.

/Shqip.com