Lajme

FOTO / Dogana e Kosovës sekuestron mjaltë/stimulant seksual në vlerë rreth 40 mijë €

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 2 mijë e 880 copë mjaltë/ stimulant seksual, në vlerë prej 40 mijë eurosh.

Malli është tentuar të kontrabandohet përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

Njoftimi i plotë:

Viti, 8 janar 2024 Njësit e Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme.

Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro.

Ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Dogana së Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme.

/Shqip.com