Lajme

FOTO / Delegacioni i Forcave të Armatosura shqiptare viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i kryesuar nga komandanti gjeneralmajor Ilir Xhebexhia kanë vizituar Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së.

Delegacioni u prit nga gjenerali Hysen Dreshaj, i cili i njoftoi ata me të arriturat dhe sfidat e KFT-së në ngritjen e kapaciteve luftarake.

“Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjeneral brigade Hysen Dreshaj priti Komandantin e Forcave Tokësore  të FARSH-së, gjeneral major Ilir Xhebexhia

Në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore( KFT), Komandanti i KFT-së gjeneralbrigade Hysen Dreshaj priti në vizitë delegacionin nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) të kryesuar nga Komandanti i Forcave Tokësore  të FARSH gjeneralmajor Ilir Xhebexhia.

Gjeneral Dreshaj e njoftoi gjeneralin Xhebexhia me të arriturat dhe sfidat e KFT-së, ngritjen e kapaciteteve luftarake, gjithashtu diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit  në mes të dy forcave me fokus trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta.

Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë.

/Shqip.com