Rozë

FOTO/ Bardhi dhe Sara rikthehen në skenën e Big Brother VIP

Dy ish-banorët e BBV3, Sara dhe Bardhi janë rikthyer në studion e Big Brother gjatë prime të kësaj të shtune.

Bardhi ka folur për gjendjen shëndetësore të nënës së tij.

Nëna është mirë aktualisht. Faleminderit të gjithë atyre që kanë pyetur”, ishin fjalët e para të Bardhit.

Artisti tregoi se gjëja e parë që kishte bërë pas daljes nga shtëpia ishte leximi i komenteve për Sarën.

Ai u shpreh i vendosur se pavarësisht nga ajo që ka lexuar në rrjet për Sarën, ai i qëndron deklaratës dhe se ajo do të jetë nëna e fëmijëve të tij.

“Pas daljes nga shtëpia kam hyrë për të parë edhe komentet për moralin Sarës. Unë e di se çfarë morali ka Sara dhe e njoh shumë mirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi. Ashtu siç e kam thënë”, deklaroi Bardhi.

/Shqip.com