Lajme Botë

FOTO / Artizani që ndriçon qiellin e Stambollit gjatë Ramazanit

Një mesazh i bërë me drita është vendosur në mes të minareve të Xhamisë Sulejmani për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit në Stamboll, Turqi mars 2024. Mesazhi i shkruar në turqisht thotë: "Ramazani është muaji i Kuranit".
Një mesazh i bërë me drita është vendosur në mes të minareve të Xhamisë Sulejmani për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit në Stamboll, Turqi mars 2024. Mesazhi i shkruar në turqisht thotë: "Ramazani është muaji i Kuranit".

Në zemër të Stambollit, në majë të minareve të larta që mbulojnë horizontin e qytetit, mjeshtrit e Mahyas mundohen të mbajnë gjallë një zanat që ka ndriçuar qiellin në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit për breza. Forma e artit Mahya, që mendohet të jetë e vjetër rreth 400 vjet, origjinën e ka në kohën e Sulltanëve Osmanë dhe fillimisht është përgatitur me qirinj vaji.

Por, tradita unike turke e vargjeve, mesazheve dhe dizajneve me motive fetare midis minareve, po përballet me perëndimin e një praktike të rrënjosur thellë në kulturën turke.

Xhami të panumërta në Turqi gjatë muajit të Ramazanit vendosin mesazhe fetare të bëra me drita disa, madje disa përdorin ndriçim led, vetëm nëntë prej tyre ende përfitojnë nga zanati tradicional Mahya. Të nëntë këto xhami janë xhami historike osmane. /REL

“Ramazani është muaji i Kuranit”, është mesazhi i shkruar me drita dhe i vendosur në mes të minareve të Xhamisë Sulejman për muajin e shenjtë të Ramazanit në Stamboll, Turqi,  10 mars 2024.
Mjeshtri i Mahyas, Kahraman Yildiz, duke punuar në instalimin e një mesazhi prej dritash në minaren e Xhamisë së Sulejmanit. 
Një artizan i Mahyas, 68-vjeçari Kahraman Yildiz, për gjysmë shekulli ka qenë një gardian i kësaj forme arti, duke krijuar dizajne të ndërlikuara që ndriçojnë qiellin gjatë natës, dhe duke inkurajuar besimin dhe bamirësinë tek ata që e shohin. 
Poçet e vendosura në enë derisa mjeshtrat e Mahyas punojnë në instalimin e dritave me mesazhe fetare në minaren e Xhamisë së Sulejmanit në Stamboll.  
Forma e artit Mahya mendohet të jetë rreth 400 vjet e vjetër, me origjinë në kohën e Sulltanëve Osmanë dhe dikur përgatitej me qirinj vaji.
Mjeshtri i Mahyas Cemil Buyurkan duke vendosur një mesazh të bërë me drita në një prej  minareve të Xhamisë së Sulejmanit në Stamboll, Turqi
Mjeshtrit e Mahyas duke punuar në instalimin e një mesazhi me drita në krye të njërës prej minareve të Xhamisë Sulejmani për muajin e Ramazanit në Stamboll.

/Shqip.com