Sport Ndërkombëtar

Formacioni ideal i Manchester United sipas Gary Neville

Gary Neville

Ish-futbollisti i Manchester United, Gary Neville ka publikuar formacionin startues të “Djajve të Kuq” i cila do të ishte më i miri sipas tij.

Neville ka lënë jashtë këtij formacioni futbollistë si Marcus Rashford dhe Jadon Sancho duke lënë të befasuar shumë fansa të ekipit anglez, shkruan Shqip.com.

Gary ka zgjedhur që në portë të jetë David De Gea, në qendër të mbrojtjes Maguire dhe Varane, në krahun e majtë Luke Shaw, kurse në krahun e djathtë Araon Wan-Bissaka.

Në mesfushë si tandem ka vendosur Paul Pogban dhe Scot Mc Tominay, ndërsa një rol më ofanziv ka vendosur Bruno Fernandesin.

Treshja e sulmit e këtij formacioni të anglezit përbëhet nga Critsiano Ronaldo, Mason Greenwood dhe Edinson Cavani.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "GARY NEVILLE'S MAN UTD XI o CAVANI RONALDO FERNANDES GREENWOOD o POGBA MCTOMINAY SHAW o WAN- BISSAKA MAGUIRE VARANE DE GEA"
Formacioni i Manchester United nga Garry Neville

Lidhur me këtë formacion ka reaguar edhe trajneri Ole Gun Solskjaer i cili ka thënë ”Solskjær për Gary Neville: “Gjithmonë ka shumë gjëra për të thënë. Presioni është një privilegj. Për të punuar në këtë mjedis, duhet ta përqafoni atë. Më duhet të them se jam mbështetur[nga klubi] dhe progresi ka funksionuar mirë.”

Neville punon si analist në “Sky Sport”, ndërsa që nga rikthimi i Cristiano Ronaldos ai ka bërë disa analiza rreth “Djajve të Kuq”./Shqip.com