Sport Ndërkombëtar

Formacioni i Javës në Champions League, Villarreali pa asnjë lojtarë

Champions League

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Por, edhe pse Villarreali arriti një rezultat historik kundër Bayernit, asnjë lojtarë i kësaj skuadre nuk ka mundur të jetë pjesë e formacionit më të mirë.

Liga e Kampionëve

Portieri më i mirë është zgjedhur ai i Manchester Cityit, Ederson.

City e dominoi edhe repartin e mbrojtës me dy futbollist.

Mbrojtësit më të mirë të javës u zgjodhën Kostas Tsimikas (Liverpool), Reinildo (Atlético), Antonio Rüdiger (Chelsea), John Stones (Man. City) dhe Kyle Walker (Man. City).

Mesfushën e përbëjnë veterani i Real Madridit, Luka Modric dhe ylli i Chelseas, Mason Mount.

Derisa tre yjet e sulmit janë Gonçalo Ramos (Benfica), Roberto Firmino (Liverpool), Timo Werner (Chelsea)./Shqip.com