Formacionet zyrtare, Kosova – Burkina Faso

Në më pakë se një orë do të fillojë ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fason.
Alain Giresse ka publikuar 11-shen startuese për ndeshjen e tij të parë në krye të kombëtares.
Kosova do të luajë me formacionin 4-3-3 dhe në portë do të luajë Samir Ujkani.
Para Ujkanit do të jenë Kastrati, Fazlija, Aliti dhe Vojvoda.
Mesfusha përbëhet nga Domgjoni, Dresevic dhe Muslia.
Derisa tre lojtarët e sulmit janë Zhegrova, Selmani dhe Rashica.
Nga ana tjetër skuadra mysafire do të luaj me një formacion 4-2-3-1.
Në portë për skuadrën mysafire do të jetë Sofiane Farid Ouédraogo, derisa mbrojtjen e përbëjnë Steeve Yago, Soumaila Ouattara, Edmond Tapsoba, Abdul Guiebré.
Dy mesfushorët defensiva do të jenë, Bryan Dabo dhe Adam Guira, ndërsa në pjesën e sulmit do të luajnë Cyrille Bayala, Gustavo Sangare, Dango Ouattara dhe Cheick Djibril Ouattara.
Ndeshja do të fillojë në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com