Sport Ndërkombëtar

Formacionet zyrtare: Gjermani – Itali dhe Angli – Hungari

Itali - Gjermani

Të martën do të zhvillohet ndeshjet e xhiros së katërt në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Italia do të udhëtojë te Gjermania, e cila renditet si e treta, për të përforcuar kryesimin në grup.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Borussia-Park” të Monchengladbach.

Duel tjetër në këtë grup do të zhvillohet mes Anglisë, e cila ndodhet në pozitën e fundit, dhe Hungarisë që është e dyta.

Edhe kjo ndeshje nis nga ora 20:45, në stadiumin “Molineux” të Wolverhamptonit.

Gjermania: Neuer, Klostermann, Sule, Rudiger, Raum, Gundogan, Kimmich, Sane, Hofmann, Muller, dhe Werner.

Italia: Donnarumma, Calabria, Mancini, Bastoni, Spinazzola, Cristante, Barella, Frattesi, Gnonto, Politano dhe Raspadori.

Anglia: Ramsdale, Walker, Guehi, Stones, James, Gallagher, Phillips, Bellingham, Saka, Bowen dhe Kane.

Hungaria: Dibusz, Orban, Lang, Szalai, Nagy, Styles, Schafer, Fiola, Sallai, Szoboszlai dhe Szalai. /Shqip.com