Lajme Botë

Forcat turke vrasin liderin e ISIS-it në Siri

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan

Forcat e inteligjencës turke kanë vrarë liderin e dyshuar të grupit ISIL (ISIS), Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, ka njoftuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan tha se inteligjenca turke kishte monitoruar udhëheqësin e dyshuar të grupit të linjës së ashpër për një kohë të gjatë përpara se të fillonte operacionin e tyre.

“Ky individ u neutralizua si pjesë e një operacioni nga organizata kombëtare turke e inteligjencës në Siri dje”, tha Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë me organizatat terroriste pa asnjë diskriminim”, shtoi presidenti.

Burimet siriane lokale dhe të sigurisë thanë se bastisja ndodhi pranë qytetit verior të Sirisë, Jinderes, i cili kontrollohet nga grupet E mbështetura nga Turqia dhe ishte ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

/Shqip.com