Sport Shqiptar

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë e nderojnë sot “Epopenë e UÇK-së”

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të zhvillojnë një ndeshje futbolli këtë të martë.

Ndeshja do të zhvillohet në kampin nacional në Hajvali duke filluar nga ora 13:00, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderë të sakrificës dhe heroizmit të Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin nga afër këtë ndeshje ndërsa hyrja është falas.

Kujtojmë se FSK-ja dhe FASH-i kanë zhvilluar disa ndeshje futbollistike në kuadër të festave shtetërore teksa e fundit ishte në kuadër të agjendës shtetërore nga Qeveria e Kosovës në shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

/Shqip.com