Fofana zbarkon në Londër
Publikuar:
(31.08.2022 14:48:19)

Pas shumë insistimeve – Wesley Fofana ka zbarkuar në Londër.
Qendërmbrojtësi francez i është bashkuar Chelseat – nga Leicester City.
Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel – ka paguar 75 milionë paund për shërbimet e tij.
Fofana – ka nënshkruar kontratë shtatë vjeçare – pasi cilësohet si futbollist i së ardhmes.
Shtatgjati është vetëm 21 vjeçar – teksa e ka djersitur fanellën e Leicesterit – në 37 ndeshje të Premierligës dhe e njeh mirë këtë.
Në të kaluarën – ai ka qenë pjesë e AS Saint-Étienne – dhe grupmoshave U-21 të grumpshave të Francës./Shqip.com