Sport Ndërkombëtar

Foden vendos rekord në Ligën Premiere

Phil Foden ka vendosur një rekord të ri në Ligën Premiere.

Sulmuesi i Manchester City u bë këtë të shtunë lojtari më i ri, 22 vjeç e 280 ditë që arrin shifrën e 50 paraqitjeve në elitën e futbollit anglez.

Anglezi bëhet kështu lojtari më i ri në historinë e Ligës Premiere që arrin këtë rekord.

Për Foden një rekord i tillë nuk mund të festohej më mirë se sa me një gol në fitoren 2-0 të City-t ndaj Newcastle.

/Shqip.com