Ekonomi

‘Fluturojnë’ normat e interesit

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin e fundit në lidhje me normat e interesit në kredi.

Sipas raportit të publikuar, norma mesatare e interesit në kredi të reja është rritur në 6.61%. Në dhjetorin e vitit që lamë pas, norma mesatare ishte 6.29%, ndërsa nëse krahasohet me janarin e vitit të kaluar, ku norma mesatare ishte 5.74%, bie që rritja e normës mesatare për një vit shkoi në rreth 1%.

Brenda kategorisë së rritjes së normave të interesit përfshihen ato të dhëna për mbitërheqjet, kreditë konsumuese, kreditë hipotekare.

Norma më e lartë e interesit e aplikuar nga bankat komerciale është për sektorin e bujqësisë. Të gjithë personat që kanë aplikuar për të marrë kredi për këtë sektor, kanë pasur normën mesatare të interesit prej 9.21%.

/Shqip.com