Sport Ndërkombëtar

Flowd Maweather mund të rikthehet përsëri në ring

Floyd Mayweather

Floyd Mayweather mund të kthehet edhe një herë në ring.

Por, kësaj radhe, përballë vetes do të ketë një person 25 vite më të ri.

Rashed Belhasa, i njohur si ‘Money Kicks’, është një YouTuber me bazë në Dubai, i njohur për shfaqjen e stilit të tij të jetesës luksoze.

Për Sky Sport, ai ka treguar se ka nisur bisedimet për një meç me Mayweather.

365 Floyd Mayweather Jokes by professional comedians!
Floyd Mayweather – foto nga e kaluara

Përkundër faktit që Floyd e mbylli karrierën e tij pa as edhe një humbje, kjo nuk e frikëson Belhasan.

“Unë jam rritur me luana – nuk kam frikë nga asnjë qenie njerëzore. Unë kurrë nuk do t’i frikësohem asnjë njeriu”, u shpreh ai.

Belhasa po ashtu shtoi se “Çdo gjë mund të ndodhë.Unë jam shumë më i gjatë se ai. Po arrij atje. Çdo ditë po mësoj. Unë jam ende i ri, por jam duke u bërë gjithnjë e më mire”.

Rashed Belhasa

Teksa, në anën tjetër, Mayweather e kishte ngacmuar këtë “luftë” javën e kaluar kur tha se “Money Kicks po bën gjëra të mëdha dhe më pëlqen ajo që po shoh”.

Floyd Mayweather tashmë ka 45 vite në supe, teksa hera e fundit kur kishte zhvilluar një meç ka qenë me 6 qershor të vitit 2021, kundër Logan Paul. /Shqip.com