Lajme Botë

Florida goditet nga një uragan i fortë

Uragani i quajtur “Nicole” ka goditur Floridën të enjten me erëra 70 mph (110 km/h).

Sipas BBC, dyzet e pesë nga 67 qarqet e shtetit janë në gjendje të jashtëzakonshme dhe katër qarqe janë nën urdhrat e evakuimit të detyrueshëm.

Më shumë se 100,000 qytetarë kanë mbetur pa energji nga stuhia.

Pas Floridës, Nicole pritet të godasë Xhorxhinë dhe Karolinën e Jugut.

Ai ndoshta mund të godasë edhe Ohio, Pensilvani dhe Nju Jork më vonë gjatë javës.

Nicole vjen vetëm disa javë pasi uragani Ian goditi Florida, duke lënë më shumë se 100 të vdekur.

/Shqip.com