Sport Shqiptar

Florian Marku: Vitin tjetër do e zhvilloj një betejë për tifozët shqiptarë

Florian Marku

Kampioni i Botës për federaten IBF në boks, Florian Marku nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë e madhe që e ka për Shqipërinë dhe Kosovën, ani pse jeton në Londër.

Në një video-live në rrjetet sociale, ai i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të fansave të tij, ndërsa ka treguar dashurinë e tij për të zhvilluar një meç në trojet shqiptare, shkruan Shqip.com.

“Vitin tjetër do e zhvilloj një betejë në Shqipëri, Tiranë dhe në Kosovë. 100 për qind. Për të gjithë tifozët shqiptarët, ku do që janë”, u shpreh Marku.

Ndërsa, aktualisht ai është duke bërë përgaditje maksimale për ndeshjen e radhës.

Me 20 nëntor, Marku do të përballet me francezin Jorick Luisetto në “Wembley Stadium”.

Meçin e fundit, ai e ka zhvilluar me 25 shtator, ku e kishte mposhtur Maxim Prodam në Londër – fitore e cila ia dhuroi atij titullin e Kampionit të Botës./Shqip.com