Sport Shqiptar

Florian Marku tregon pse e përmendi Amir Khan

Boksieri shqiptar, Florian Marku

Mbrëmë arriti të mposhtë anglezin Chris Jenkins me një nokaut dhe u shpall fitues duke e mbrojtur titullin kampion.

Por, shqiptari menjëherë pas meçit u përball me gazetarët dhe kërkoi për Amir Khanin.

“Jam në këtë lojë që tre vite dhe jam këtu ku jam, më jepni Amir Khanin tani, më jepni Amir Khanin tani, do ta thyejë edhe atë”.

“E dija se lufta ishte dhjetë raunde dhe duhej të tregoja çfarë kam mësuar këta muaj edhe pse nuk tregova shumë”.

Amir Khan

“Mos më përmend emra që më kanë injoruar kur isha duke ngritur në pesha. Më jepni Amir Khanin dhe do ta shihni”, ka shtuar më tej ai.

Amir Khan është një boksier profesionist, promovues dhe filantropist britanik. Ai është një ish-kampion i unifikuar i botës në peshën e lehtë, duke mbajtur titullin WBA nga 2009 deri në 2012 dhe titullin IBF në 2011.

Në nivel rajonal, ai mbajti titullin e Commonwealthit për peshën e lehtë nga 2007 deri në 2008.

Popullariteti që gëzon ai në Britani është tejet i madh dhe Marku dëshiron t’ua dëshmojë të gjithëve se mund të jetë më i mirë se ai dhe të krijojë një vend në historinë e boksit me emrin e tij. /Shqip.com