Florian Marku jep lajmin e madh

Boksieri shqiptar Florian Marku është pranë rikthimit në ring. Lajmin e konfirmoi vetë boksieri 30- vjeçar në një positm në faqen e tij zyrtare në Facebook. Marku nuk duelon që prej verës së vitit të kaluar, pasi një dëmtim dhe operacion në dorë e detyruan lushnjarin të shtyjë me disa muaj rikthimin.
“Besoj se do të dueloj në maj“, thotë Marku. “Të qëndroja jashtë ringut për disa muaj nuk ka qenë e lehtë për mua. Operacioni është kryer me sukses dhe rikuperimi ka shkuar mjaft mirë. Tani mund t’i përdor të dyja duart me 100 për qind të forcës së tyre. Mezi pres të rikthehem në ring”, u shpreh Florian Marku, i pamposhtur në karrierën e tij.

Më tej, boksieri shqitar shprehet: “Së shpejti do t’ju njoftoj edhe për duelin e radhës, për datën e rikthimit në ring. Rikthimi do të jetë më i fuqishëm se kurrë”. Marku, në karrierën e tij numëron 12 fitore e 1 barazim. Sfida e fundit daton në gusht 2022, ku mundi me vendim unanim të gjyqtarëve meksikanin Miguel Parra Ramirez.
/Shqip.com