Rozë

Florian Marku bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e djalit

Florian Marku dhe grua e tij

Boksieri kosovar, Florian Marku është bërë baba për herë të parë.

Ai ka njoftuar se djalit i kanë vënë emrin Matin dhe ai ka lindur në të njëjtën datë më nënë e tij me 27 nëntor.

“Faleminderit Zotit te gjithësisë për këtë mrekulli që me solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, me 27 nëntor. Mire se erdhe në këtë jetë djali im Matin Marku, 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa me të lumtur ! Babi me mamin do të duan pa kufij gjithmonë” shkruan Marku në njoftim.

Së fundmi Florian Marku ka dalë fitues në përballje ndaj Jorick Luisetto, për të mbrojtur titullin e kampionit, në versionin IBF.

Ani pse përballë vetes e kishte një kundërshtar tejet të papërshtatshëm, në fund, boksieri shqiptar doli me kokën lartë.

Për 29 vjeçarin kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Londër, pasi paraprakisht e kishte mposhtur Maxim Prodam./SHQIP.com