Flori Mumajesi zbuloi diçka për muzikën e tij që nuk e kishte folur asnjëherë
Publikuar:
(15.04.2022 09:26:33)
Jeta e Flori Mumajesit është rikthyer prapë në qendër të vëmendjes.
Kjo pasi ai çdo herë është komentuar për vajza të njohura të ekranit.
Një gjë e tillë është duke ndodhur edhe tani.
Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka treguar se të gjitha këngët e karrierës së tij lidhen me jetën e tij.
“Të gjitha këngët e krijuara nga Flor Mumajesi kanë jetë të Florit brenda”- është shprehur ai.

Menjëherë mbas këtij postimi, artisti ka publikuar këngën që ka shkruar për Kejsi Tolën në “Kënga Magjike 2018”, e cila titullohet “Më ke mua.”
Kaq ka mjaftuar që të rikthehen zërat se dyshja janë në një lidhje, pasi kjo këngë është një dedikim romantik dashurie./SHQIP.com