Rozë

Flori Mumajesi baba për herë të parë?

Flori Muamjesi

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi është njëri ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar.

Ai është shumë i afërt me fansat duke postuar fotografi nga jeta e përditshme, por që rrallë herë nga jeta private.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në Instastory me të cilën ka ngritur dyshime te fansat e tij të shumtë se do të bëhet baba për herë të parë.


Në fotografi shihet një foshnjë lodër teksa fle, portret që artisti e ka shoqëruar me një zemër.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë, që Mumajesi përflitet se do të bëhet baba, pasi edhe më herët ka qenë në qendër të mediave rozë lidhur me këtë fakt, ndaj mbetet për t’u parë.


Në anën tjetër, edhe artistë tjerë kanë mbajtur të fshehur deri në momentet e fundit që do të behën prindër, kemi rastin e Aferdita Dreshaj, Gresa Behluli dhe Aurela Hoxha./SHQIP.com