Sport Ndërkombëtar

Florentino Perez planifikon ofertën verore për Haalandin

Erling Haaland

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po përgatit një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland.

Perez po përpiqet të rigjenerojë skuadrën e tij duke synuar talentët e ri më të mirë të globit, lojtarë që i përshtaten klubit.

Sipas mediumit The Independent, Los Blancos e shohin Haalandin si zëvendësuesin perfekt për 35-vjeçarin, fitues të Topit të Artë, Karim Benzema.

22-vjeçari norvegjez ka shënuar 27 gola në 25 ndeshje për Cityn dhe është i lumtur në Etihad Stadium.

Por, Real Madridi e di se ai nuk ka gjasa të qëndrojë në ndonjë klub për një periudhë të zgjatur dhe mendon se të paktën ia vlen të provohet ta ‘rrëmbej’ atë nga skuadra e Pep Guardiolës pas vetëm një sezoni.

Ata fillimisht kishin planifikuar të prisnin deri në vitin 2024 për të bërë një sulm, por mendojnë se pasiguria që rrethon Cityn mes shkeljeve të supozuara financiare mund të ndihmojë kauzën e tyre.

Një faktor tjetër që mund të tërheqë Haalandin mund të jetë mundësia për t’u lidhur sërish me Jude Bellingham, i cili mund të transferohet nga Borussia Dortmund.

Dyshja luajtën së bashku në Dortmund dhe do të forconin një bërthamë të re të frikshme të Real Madridit, duke përfshirë tashmë Vinicius Jr, Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde – si dhe yllin e ardhshëm Endrick.

/Shqip.com