Florent Hadërgjonaj kontribuon me asist në fitoren e Kasimpashas në Superligën e Turqisë
Publikuar:
(04.01.2023 18:39:14)

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka regjistruar asistim në golin e fundit të shënuar nga Kasimpasha, që të mërkurën fitoi thellë ndaj Alanyasporit me rezultatin 4:1.
Sfida i takoi xhiros së 17-të të elitës së futbollit të Turqisë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i Kosovës, 28-vjeçari Hadërgjonaj, që në këtë edicion ka edhe dy gola të shënuar, asistimin e parë sezonal e realizoi në minutën e 83-të.
Ai e kompletoi ndeshjen, ndërsa Bersant Celina u inkuadrua në minutën e 87-të.
/Shqip.com