Sport Shqiptar

Flokët e gjata “mollë sherri” për Shpejtim Arifin – policia në Iran mendoi se është grua

Shpejtim Arifi

Flokët e gjata janë bërë “mollë e sherrit” për trajnerin kosovar, Shpejtim Arifi.

Policia e moralit në Irani e ka ngatërruar Arifin me një grua, për shkak të flokëve të tij të gjata, duke i dërguar mesazh në telefon për gjoja shkeljen e ligjit iranian për hixhabin, pasi ishte kapur nga kamera e trafikut duke vozitur.

Shpejtimi, i cili është me nënshtetësi gjermane – momentalisht, është trajner i ekipit të juniorëve të Perspolis.

Ai po e voziste makinën e një mikut të vet në Teheran kur telefoni i mikut e pranoi një mesazh nga policia.

 “Mesazhi telefonik na tronditi në fillim, sepse më kishin ngatërruar me një grua pa hixhab. Mendoj se kamerat e trafikut më kanë fotografuar”, u shpreh  Arifi për Sports News.

دیدار تیمهای پرسپولیس و الاتحاد (گزارش تصویری)
Shpejtim Arifi – sa ishte futbollist

“Miku im mbeti i habitur fillimisht, por pastaj qeshëm me lot. Më vonë, shumë miq më telefonuan apo dërguar mesazhe për t’u tallur me këtë incident”, shtoi gjithashtu ai.

Ani pse flokët e gjata, ai i mban që nga mosha 18-të vjeçare, ai thotë se “kurrë nuk kam pasur telashe. Mendoj se ky ishte një keqkuptim dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”.

Sipas ligjit në Iran, gratë që kapën duke vozitur pa hixhab përballen me dënime me gjobë, me heqje të pikëve në patentë shofer dhe me dënim me burgim deri në dy vjet më së shumti. 

Arifi – ka qenë futbollist në të kaluarën, ndërsa njihej për insitktin e tij “vrasës” para golit. /Shqip.com