Rozë

Flet shoku i ngushtë i Fifit: Prindërit e saj nuk po kalojnë një gjendje të mirë

Fifi dhe Kreshnik Ibrahimi

Gjatë spektalit të së martës në “Big Brother VIP” këngëtares nga Ferizaj, Fifi i është përkeqësuar gjendja shëndetësorë më që rast është alivanosur.

E gjithë kjo ndodhi në një diskutim me opinionistën Balina Bodinaku,  e cila e akuzoi Fifin se po ndërhyn në mes Sarah dhe DJ PM për të marrë vëmendje.

Kjo gjë shkaktoi reagime të shumta nga opinion publik dhe figura të shumta.

Së fundmi ka reaguar edhe shoki i tij, aktori Kreshnik Ibrahimi, i cili ka pranuar një intervistë në “Ftesë në 5”, për shkak të familjes së saj.

“Jam i privilegjuar sepse mund të them që kjo ftesë më është kërkuar edhe nga familjarët e Fifit që të japë një prononcim. Prindërit e Fifit dhe familjarët e saj janë të shqetësuar e të prekur dhe sigurisht ndjejnë atë dhimbjen sepse është gjaku i tyre, ajo që ka sakrifikuar më shumë për atë familje.

 Më është kërkuar si shok i ngushtë i saj, janë të mërzitur shumë edhe nga gjendja e Fifit e nga opinionet e tjerëve që krijojnë. Mbrëmë e kemi parë një vërshim në rrjete sociale, nuk e di është pak i tepruar ky sulm dhe këto gjëra ndaj Fifit edhe ajo është e mbingarkuar edhe natyrisht ajo gjendje e Fifit mbrëmë na ka shqetësuar të gjithëve, e ka shqetësuar produksionin por ndoshta edhe banorët”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka thënë së nga gjithë kjo situatë prindërit e saj nuk janë duke kaluar në gjendje jo të mirë.

“Nuk po kalojnë një gjendje të mirë prindërit e saj, familjarët e saj sepse ne që e njohim Fifin ne po e dimë që nuk po aktron e nuk po luan. Ne që e njohim Fifin është ajo mrekulli që neve na ka falur Zoti ta kemi, atë artiste atë krijuese të muzikës dhe artit shqiptarë që mendoj se të gjithë artistët shqiptarë i detyrohen për një mbështetje të paktën të mos hudhin gur, të mos vërshojnë kundër Fifit të dal të mos dal. Fifi është shumë e drejtpërdrejt mendoj që e bezdisin këto intrigat”, shton më tej aktori shqiptar.

Fifi përndryshe vendosi që të qëndrojë brenda shtëpisë, përkundër se i bëri gati valixhet dhe kërkoj largimin, por në bisedë e sipër me moderatorën, Arbana Osmani ndërrojë mendim./SHQIP.com