Lajme Botë

Flet rivali i Erdoganit: Zgjedhjet ishin të padrejta

Kundërshtari i Erdoganit, në zgjedhjet në Turqi, Kemal Kilicdaroglu, ka mbajtur një fjalim, duke thënë se zgjedhjet kanë qenë të padrejta.

“Duhet ta dini se ne do të qëndrojmë kundër atyre vështirësive që na presin”, thotë ai, raporton BBC.

Ai nuk e pranoj humbjen, edhe pse të gjitha rezultatet po shkojnë në atë drejtim.

Ai falënderoi 25 milionë qytetarë që votuan për të.

Erdogani ka shpallur fitoren me këngë në Stamboll, duke ju drejtuar qytetarëve.

/Shqip.com