Flet nismëtari i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut
Publikuar:
(20.01.2024 17:18:04)

Një nga nismëtarët e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut, Sërxhan Vuçiniq, ka thënë sot se janë afër numrit të nënshkrimeve të nevojshme për peticionin e shkarkimit të kryetarit të Komunës.
Vuçiniq thotë se është i kënaqur me përgjigjen e qytetarëve të kësaj komune dhe se janë afër numrit të nevojshëm të nënshkrimeve për inicimin e shkarkimit të kryetarit Izmir Zeqiri.
“Shumica e nënshkrimeve të nevojshme janë mbledhur dhe nënshkrimi do të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimin. Ne po punojmë edhe në këtë mot të keq dhe po mundohemi që të mbledhim një numër pak më të madh të nënshkrimeve se sa duhet, pra më shumë se 1300 nënshkrime”, tha ai për KO.
/Shqip.com