Rozë

Flet menaxheri i VIP-ave: “Nora Istrefi më nxorri me humbje…”

Nora Istrefi

Këngëtarët paguan mjaftë mirë në koncerte gjatë sezones verore, por edhe jashtë saj.

Për këtë ka folur edhe menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj për shumën që ata marrin në koncerte.

Në një lidhje me Skype për “Shqipëria Live” ai tha se ka marrë shumë këngëtarë shqiptarë në Australi dhe me disa prej tyre ka dalë me humbje.

Ai në këtë rast ka përmendur Nora Istrefin.

”Nora s’ka hite, unë i bëra një favormenaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e Pavarësisë së Kosovës, për t’i bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”, ka thënë Alesio për këngëtaren nga Kosova.

Kur vjen në Australi duhet të kesh të paktën mbi 1 orë materiale në skenë, është shprehur Alesio duke shtuar se shumë këngëtar nuk kanë as 30 minuta line-up në skenë.

Ndryshe ai ka treguar edhe shumat që fitojnë në koncerte të ndryshme disa nga këngëtarët.

Romeo dhe Donald Veshaj 10,000 euro

Alban Skënderaj 5000 euro

Elvana Gjata 5000 euro

Sinan Hoxha 5000 euro (Në dasma)

Artjola Toska 5000 euro (Në dasma)

Fatmira Breçani 5000 euro (Në dasma)

Gena 8000 euro

Tayna 8000-12,000 euro

Ledri 8000-10,000 euro

Capital T 6000-8000 euro

Ghetto Geasy 6000-8000 euro

Dhurata Dora 6000-7000 euro

Noizy 6000-8000 euro